KIRURGJIA DENTARE

Klinika Dental & Beauty është e specializuar në teknika të ndryshme kirurgjikale të tilla si heqje e thjeshtë e dhëmbit ose e rrënjës; heqje e komplikuar e dhëmbit ose rrënjës; apicektomi, që nënkupton heqjen e majës të rrënjës së dhëmbit si rezultat i  problemeve inflamatore; trajtime paradontologjike dhe shumë më tepër. Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale në gojë kryhen me ndihmën e teknikave të ndryshme të anestezisë që klinika është e pajisur.

Përdorimi i pajisjeve absolutisht të reja mjekësore lejon për të realizuar operacione kirurgjikale të standardeve të cilësisë së lartë me rezultate që zgjasin me kalimin e kohës.

dental-care
Lloji i Ndërhyrjes Çmimi
Heqje e thjeshtë e dhëmbit ose e rrënjës € 15
Apicektomi € 150
Heqje kirurgjikale e dhëmbit Klasi I €50
Klasi II €90
Klasi III €150
Trajtim parandotologjik € 50 për seancë
Heqje gurëzash € 30
Zbardhim € 120
Grafi dentare (PANORAMEX) € 25
Anestezi Falas
Preventivi Falas

Mbi çmimet e listuara do të ketë zbritje në varësi të llojit të punës që do të kryhet për pacientin. Është e nevojshme për një preventiv falas, të dërgohet nga pacienti një GRAFI DENTARE (PANORAMEX) e qartë dhe e kryer afër në kohë. Në këtë mënyrë ne mund të jemi më të saktë në lidhje me çmimin dhe zbritjen e mundshme që do të aplikohet.