Kirurgjia Estetike

Dental & Beauty është e pajisur me një staf të kirurgëve shumë të specializuar kozmetikë, të cilët do t’ju ndihmojnë të arrini bukurinë që keni ëndërruar gjithmonë.

Ndërhyrjet tona kanë për qëllim t’i japin trupit tuaj harmoninë dhe freskinë që gjithmonë keni kërkuar. Stafi përbëhet nga mjekë me përvojë, me kualifikime ndërkombëtare, që përdorin materiale të çertifikuara dhe me cilësi të lartë. Ne jemi në dijeni të teknikave më të mira në fushën kirurgjikale për t’i dhënë pacientit rezultatet më të mira. Për Dental & Beauty asistenca kundrejt pacientit është kryesore. Ne do t’ju ndjekim në çdo hap të rrugës kirurgjikale, nga rezervimi i vizitës së parë deri tek kontrollet postoperatore.

Operacionet kryhen nga mjekët italianë të cilët kanë fituar përvojë në vende të ndryshme të botës, për këtë arsye ata janë në gjendje të sigurojnë rezultatin më të mirë në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë dhe cilësisë të materialeve të përdorura.

Operacionet që kryhen nga Dental & Beauty përfshijnë ndërhyrjet kirurgjikale estetike të fytyrës dhe të trupit. E para përfshin gjithë ndërhyrjet që kanë të bëjnë me rregullimin e fytyrës, qafës dhe dekoltes. Të metat e fytyrës mund të jenë të ndryshme, por çdo papërsosmërie i gjendet një korigjim në kirurgjinë moderne estetike. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me ndërhyrjet në të gjithë trupin si psh. rimodelimi i gjoksit dhe liposucioni, që janë ndërhyrjet më të kërkuara në klinikat tona.

Aesthetic-and-Cosmetic-surgery-small

Kirurgjia Estetike e Fytyrës

1

Kirurgji Estetike e Trupit

MJEKËT

STRUKTURA JONË