Rreth Nesh

 

Dental & Beauty është klinika më e re në qendër të Tiranës. Ne jemi të specializuar në pesë fusha mjekësore: Kujdesi Dentar, Kirurgjia Estetike, Mbjellja e Flokëve, Mjekësia Estetike dhe Fekondimi Artificial.
Përdorim struktura moderne dhe inovative për të arritur gjithmonë rezultatin më të mirë.

Materialet e përdorura në ndërhyrjet që ne kryejmë, janë të çertifikuara dhe me cilësi të lartë, shëndeti dhe mirëqenia e pacientit janë parësore për ne. Ekipi i Dental & Beauty përbëhet nga mjekë ekspertë dhe me kualifikime ndërkombëtare në fushat e tyre. Ne jemi në dijeni të teknikave më të fundit në fushën kirurgjikale dhe dentare për të arritur gjithmonë objektivin e vendosur.

Marrëdhënia mjek-pacient ndiqet hap pas hapi, stafi ynë do t’ju mirëpresë dhe do t’ju ndjekë në çdo hap, nga diagnoza deri tek shpjegimi i saktë i opsioneve më të përshtatshme të trajtimit në zgjidhjen e problemeve të theksuara.

Çmimet tona janë shumë konkuruese, por kjo nuk ndikon në asnjë mënyrë në cilësinë e shërbimit të ofruar. Arsyeja pse ne mund t’u ofrojmë pacientëve shërbimet tona me kosto të ulët është për shkak të taksave të ulëta dhe kostove të ulëta të strukturave të vendosura në territorin shqiptar.

Falë kësaj mundësie çdokush mund të kryejë ndërhyrje estetike me cilësi të lartë të kryera nga mjekë të profilit të lartë që veprojnë në nivel ndërkombëtar dhe në struktura lider. Kjo bën të mundur marrjen e rezultateve më të mira me çmimin më të ulët.

Dental & Beauty, një garanci e cilësisë dhe sigurisë.